Alba: Po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin

Futboll

Alba: Po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:54
Alba: Po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin

Spanja dështoi sërish të fitoi duke barazuar me Poloninë (1-1), dhe vuri në rrezik kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Njeriu i ndeshjes u shpall Jordi Alba, i cili është optimist për sfidën e fundit me Sllovakinë.

“E merituam të fitonim, siç ishte edhe në ndeshjen e parë në Evropian, ndaj Suedisë. Na mungoi fati sepse kishim mundësinë të shënonim disa gola. Krijuam shumë intensitet dhe e dinim ç’të bënim në çdo moment.

Duhet të bëjmë shumë më mirë në ndeshjen e tretë. Jam i sigurt se me punën ne do e kthejmë rezultatin në anën tonë dhe do marrim disa fitore. Mendoj se po luajmë dhe po punojmë mirë për momentin”, ka thënë Alba..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat