Ismajl Rashiti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Mi morën këpucët 

Futboll

Ismajl Rashiti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Mi morën këpucët 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:06
Ismajl Rashiti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Mi morën këpucët 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), ishte periudha më e rëndë, populli shqiptar i Kosovës u sulmua nga të gjitha anët nga pushtuesi serb.
Sporti ashtu si mundi edhe ka ekzistuar dhe i ka zhvilluar garat në fusha dhe salla të improvizuara.

Ismajl Rashiti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër mbrojtësi më të mirë, duke luajtur me sukses për Dritën nga Gjilani.

Ish futbollistit si sot i kujtohen të gjitha vështirësitë dhe kërcënimet nga pushtuesi serb, por kurrë nuk e harron kur ia morën një palë këpucë Adidas që i kishte për qejfi.

“Në fund të pjesës së parë në një fshat afër Lipjanit milicia serbe e ndrëpreu ndeshjen, na i morën pajisjet sportive, edhe këpucët sportive Adidas, që mu dhimbtë si sytë e ballit sepse i kisha për qejfi. 

Aty nuk na rrahën por vetëm pyetën ku është Bërbatovci, ai atëkohë ka qenë kryetar KF Ulpiana”, tregon Rashiti për gazetën Kombëtare “Bota sot”. 

Rashiti ka qenë edhe kapiten i Dritës, i cili ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe që i bën rezistencë regjimit serb. 

Sot është i lumtur që të rinjtë dhe të rejat luajnë në stadiume dhe palestra sportive, të cilat ishin uzurpuar në vitet e 90-ta nga pushtuesi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat