Pandev lamtumirë kombëtares, por a do të varë këpucët në gozhdë?

Futboll

Pandev lamtumirë kombëtares, por a do të varë këpucët në gozhdë?

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:39
Pandev lamtumirë kombëtares, por a do të varë këpucët në gozhdë?

Pas kontributit 20-vjeçar, Goran Pandev i thotë lamtumirë Maqedonia e Veriut. Sulmuesi veteran luajti ndaj Holandës në Euro 2020 ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e tij. 38 gola në 122 paraqitje për lojtarin e datëlindjes 1983, i cili këtë herë nuk do të bëjë prapakthehu, siç ndodhi në vitin 2013, kur njoftoi tërheqjen dhe tri vite më vonë ndërroi mendje.,

Pandev u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen Maqedoninë e Veriut-Holandë, e fituar me një rezultat të pastër 0-3 nga “Portokallinjtë”. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të nga Kostadinov. Teksa po linte fushën, mori përqafimet e shokëve të tij të skuadrës dhe trajnerit, përveçse duartrokitjet e publikut të “Johan Cruijff Arena”.

Dukshëm i emocionuar, Pandev foli pas ndeshjes, duke lënë një derë të hapur në lidhje me vazhdimin e aventurës me Genoas (kontrata e tij do të skadojë pas disa ditësh).

“Shumë gjëra më vijnë në mendje, 20 vjet sakrificë dhe ndeshje të humbura. Në fund të karrierës sime kemi arritur të shkojmë në Kampionatin Evropian, një gjë e jashtëzakonshme për vendin tim dhe jam i lumtur që përfundoi kështu. Faleminderit të gjithëve, kjo do të mbetet për tërë jetën time. Kontrata ime po skadon, po pres një telefonatë nga Genoa (qesh). Duart e mia janë të hapura dhe duhet të bëj zgjedhjen time, tani do të mendoj të jem afër familjes time”.

Me pak fjalë, shpresat e atyre që shpresojnë ta shohin përsëri në fushat e blerta nuk janë zhdukur plotësisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat