Gazetari i “Gazzetta dello Sport”: Haaland arrin marrëveshjen me Realin

Futboll

Gazetari i “Gazzetta dello Sport”: Haaland arrin marrëveshjen me Realin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:27
Gazetari i “Gazzetta dello Sport”: Haaland arrin marrëveshjen me Realin

Real Madrid ka marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Dortmund pasi shkëlqeu sezonin e kaluar me 41 gola në 41 ndeshje.

Interesim për Haaland kanë shprehur top klubet evropiane, si: Barcelona, Man City, Man United, PSG dhe Juventusit, por sulmuesi thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Alfredo Pedulla ka raportuar se klubi madrilen dhe norvegjezi kanë marrëveshje të plotë, ndërsa tani duhet vetëm të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ mes dy klubeve.

Ndërkohë, Dortmund për Haaland ka kërkuar 175 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat