​Calhanoglu poston një video lamtumirëse për Milanin, nuk mungojnë ekzibicionet ndaj Interit

Futboll

​Calhanoglu poston një video lamtumirëse për Milanin, nuk mungojnë ekzibicionet ndaj Interit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:19
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ëshytë fare pran zyrtarizimit si lojtar i Interit. Së fundi ai lëshoi një video që tregon disa nga momentet kryesore të tij sa ishte në Milan duke falënderuar klubin kuqezi përpara transferimit të tij në Inter.

Klipi përfshin prezantimin e tij në vitin 2017 pas nënshkrimit nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro plus disa bonuse, disa nga golat dhe festimet e tij në fanellën e “Rossonerëve”.

Mesazhi i tij thotë: "Faleminderit për gjithçka Milan."

Ai largohet nga klubi si një lojtar i lirë për t'u bashkuar me rivalët e tyre Interin, të cilët i kanë ofruar një pagë prej 5 milionë euro në sezon krahasuar me 4 milionë eurot e propozuara për të rinovuar me “Rossonerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat