Ja çfarë ka ndodhur me fanellat e kombëtares

Futboll

Ja çfarë ka ndodhur me fanellat e kombëtares

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:46
Ja çfarë ka ndodhur me fanellat e kombëtares

Euforia e Danimarkës në “Euro 2020” nuk njeh kufi pas kualifikimit të nordikëve në 1/8-at.

Fanella e parë e kombëtares daneze (kuqebardhë) është shitur e gjitha që tani nga dyqanet zyrtare të sponsorit “Hummel”.

Lajmin e konfirmoi vetëm kompania ditën e martë, që u dha lajmin e keq tifozëve që janë ende në pritje për të blerë një bluzë të kombëtares së tyre se nuk do të kenë mundësi ta blejnë më gjatë turneut, pasi ato nuk mund të prodhohen më gjatë Europianit.

Sigurisht që edhe efekti që shkaktoi ataku kardiak që pësoi Eriksen ka dhënë efektet e veta në marketing. “Na vjen keq. Nuk mund t’u shërbejmë më të gjithë danezëve”, tha presidenti i “Hummel”, Alan van Nilsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat