Ramadani: Kundërshtarin e ardhshëm, do të bëjmë analizë...

Futboll

Ramadani: Kundërshtarin e ardhshëm, do të bëjmë analizë...

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:20
Ramadani: Kundërshtarin e ardhshëm, do të bëjmë analizë...

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, optimist për ndeshjen e radhës në Champions League, kundër Interit të Andorrës.

“Pjesa e parë ndoshta vetëm përqendrimi na mungoi, sepse krijuam shumë raste dhe me mundin e futbollistëve arrinim të krijonim me aq lehtësi rastet sa që mendonim se në çdo moment do të vinte goli. Por, mbaroi pjesa e parë e ne nuk ia arritëm të shënonim.

Përndryshe jam shumë i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve me gjithë vapën shumë të madhe, u angazhuan shumë, dhanë maksimumin”.

“Kurse, në pjesën e dytë mendoj se luajtëm pak më të qetë, disi emocionet i lamë në pjesën e parë duke arritur të shfrytëzojmë dy raste ose dy gola të realizuar. Por, më gëzon fakti që nuk pranuam gol çka unë e vlerësoj shumë.

Dhe, ndoshta më mirë që fituam me rezultat të ngushtë , sepse frikësohem se sikur të fitonim me ndonjë rezultat më të thellë, ndoshta do të na rritej mendja. Kështu që jemi me këmbë në tokë, me tru të kthjellët, sepse jam i bindur që nuk ka ndeshje të lehtë për të fituar.

Kundërshtarin e ardhshëm, do të bëjmë analizë e pastaj do të flasim edhe për ta”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat