Nga stadiumi në Amsterdam në turneun e futbollit në Cërnilishtë! Ky është shqiptari

Futboll

Nga stadiumi në Amsterdam në turneun e futbollit në Cërnilishtë! Ky është shqiptari

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:29
Nga stadiumi në Amsterdam në turneun e futbollit në Cërnilishtë! Ky është shqiptari

Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll dhe anëtari i skuadrës angleze Leeds United, shqiptari Ezgjan Alioski, nuk e harron vendlindjen e tij, shkruan News-TV. Njeriu modest dhe futbollisti shembullor sapo ka zbritur në aeroportin e Shkupit ka udhëtuar për në vendlindjen e tij, në fshatin Cërnilishtë të komunës së Dollnenit për të marrë pjesë në hapjen e turneut të madh në futboll të vogël.

Me pjesëmarrjen e tij, ai ka nderuar të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë, para se të filloj turneu, ai iu është drejtuar të pranishmëve.

“Jam shumë i kënaqur që pata mundësi të vijë në vendlindjen time. Krenohem kur e shoh e gjithë rini këtu. Ju uroj një turnir të bukur, le të fitoj më i miri. Unë jam fans i Cërnilishtës, le të fitoj Cërnilishta për mua. Cërnilishta ka shumë talentë dhe unë inshalla do ti përkrahi disa nga ata”, ka thënë Alioski para sportdashësve në Cërnilishtë.

Yllin shqiptar atje e kanë pritur një numër i madh i fansave të tij, të cilët kanë shfrytëzuar këtë moment të rrallë që të kenë një fotografi kujttimi me te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat