Akuza për futbollistët

Futboll

Akuza për futbollistët

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:26
Akuza për futbollistët

Nuk ka lajme të mira nga UEFA për Maqedoninë e Veriut.

Institucioni madhor europian ka hapur një hetim kundër kombëtares ballkanase për një parregullsi të mundshme të kryer nga disa pjesëtarë të skuadrës së eliminuar nga “Euro 2020” 19 qershorin e kaluar gjatë testeve për COVID-in.

Lojtarët akuzohen për sjellje të parregullt dhe shkelje të mundshme të protokollit të UEFA-s, që ka emëruar një komision disiplinor për të hetuar lidhur me situatën.

Maqedonia, pavarësisht se nuk grumbulloi asnjë pikë gjatë turneut, nuk u paraqit dobët ndaj Austrisë dhe Ukrainës në dy ndeshjet e para, ndërsa në sfidën e fundit ndaj Holandës ishin të pakta shanset për të qëndruar në kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat