Goditja e madhe në sulm?

Futboll

Goditja e madhe në sulm?

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:30
Goditja e madhe në sulm?

Elche siguroi me shumë vuajtje qëndrimin në La Liga sezonin e kaluar dhe tani po kërkon të përforcojë skuadrën për të bërë një vit ndryshe.

Goditja e madhe në sulm do të jetë një emër i njohur si Dario Benedetto, argjentinasi që nuk është në planet e Sampaolit te Marseille.

31-vjeçari ka një ofertë për t’u rikthyer në vendlindje te Boca Juniors, por dëshiron të luajë ende në Europë dhe Elche është zgjidhja më e mire.

8 milionë euro është oferta që kanë bërë drejtuesit teksa zyrtarizimi mund të vijë në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat