Rexhepi do të garojë në “Tokio 2020”

Futboll

Rexhepi do të garojë në “Tokio 2020”

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:48
Rexhepi do të garojë në “Tokio 2020”

Komiteti Olimpik i Maqedonisë ka konfirmuar 8 pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.

Dy prej tyre kanë kapur normat olimpike, ndërsa të tjerët janë me ftesë speciale. Dejan Georgievski në Taekvondo dhe Mogamedxhi Nurov në mundje të stilit të lirë, kanë norma “A” olimpike.

Ndërkohë , Jovan Stojkoski (atletikë), Puliksenija Jovanovski (Karate), Borjan Brankovski (gjuatje me pistoletë), Filip Derkoski (not) , Eva Petrovska (not) dhe Arbresha Rexhepi (xhudo) marrin pjesë në “Tokio 2020” me ftesë speciale.

Xhudistja shqiptare që tani ka mësuar orarin e garave dhe më 25 korrik në palestrën “Nipon Budokan”, në orën 11 sipas kohës në Japoni (ora 4 të mëngjesit në Evropë), do të nis paraqitjen në “Tokio 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat