Manchester City përgatit goditjen

Futboll

Manchester City përgatit goditjen

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:57
Manchester City përgatit goditjen

Manchester City përgatit goditjen e vitit në Premier League.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë po presin fundin e Euro 2020 për të bërë të mundur transferimin e Jack Grealish në Etihad.

Ylli i Aston Villas i cili është i grumbulluar nga Southgate në kombëtaren angleze pëlqehet shumë nga trajneri i Citiziens Pep Guardiola dhe për të kënaqur teknikun spanjoll drejtuesit e Manchester City janë të gatshëm të derdhin në arkat e Aston Villas 100 milionë paund për kartonin e Grealish, një shifër e frikshme të cilën vetëm Manchester City mund ta paguajë.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat