Tierney nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Futboll

Tierney nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:12
Tierney nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Kieran Tierney ka nënshkruar sot (e premte) kontratë të re me Arsenalin.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi londinez bëri të ditur se Tierney ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

24-vjeçari te “Topçinjtë” u transferua në verën e vitit 2019, teksa deri tash ka regjistruar 62 paraqitje.

Mbrojtësi skocez është titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, derisa vlerësohet si një prej futbollistëve kyç te Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat