Fatmir Ibrahimi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Fatmir Ibrahimi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:37
Fatmir Ibrahimi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Sportistët shqiptarë nuk u dorëzuan për asnjë moment, por me të gjitha forcat u mobilizuan dhe e mbajtën gjallën sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999), duke iu kundërvu fuqishëm pushtuesit serb.

Simbol i rezistencës ka qenë edhe fusha e fshatit Llukar, ku janë zhvilluar me qindra ndeshje të Kampionatit të Republikë së Kosovës. 

Fatmir Ibrahimi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ishte ndër më të dalluarit në lojën e futbollit. 

Image

Mesfushor luftarak, duke luajtur me sukses për Kosovën e Prishtinës dhe Shkëndijën nga Llukari.

Ibrahimi nuk iu tremb asnjëherë qerpiku i syrit nga regjimi serb, por vepronte në ato rrethana të rënda duke kontribuar në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës. 

Ibrahimi ka treguar angazhim të pashoq në secilën ndeshje, ishte motiv edhe për ekipet që luante në vitet e 90-ta. 

Image

Si çdo sportist tjetër shqiptar edhe Ibrahimi ka qenë halë në sy për regjimin kriminal serb.  

Ibrahimi as që mërzitej për kërcënimet e milicisë serbe, por vazhdonte misionin e tij me dhjetëra mijëra sportistë, duke lozur në fusha dhe salla të improvizuara në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

Në pluhur, në baltë, në shi, në borë e temperatura polare, ai ishte gjithnjë në gjeneratën e sakrificës, që sot ndihet krenar kur shikon të rinjtë dhe të rejat duke lozur në stadiumet dhe palestrat sportive, të cilat ishin të uzurpuara në vitet e 90-ta nga pushtuesi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat