Koordinatori i Akademisë së futbollit Besiktas, takohet me drejtuesit e 2 Korrikut

Futboll

Koordinatori i Akademisë së futbollit Besiktas, takohet me drejtuesit e 2 Korrikut

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:15
Koordinatori i Akademisë së futbollit Besiktas, takohet me drejtuesit e 2 Korrikut

Skuadrën e futbollit 2 Korriku nga Prishtina, e ka vizituar Saffet Isler, koordinator i Akademisë së Besiktasit.

Kjo vizitë ka edhe një arsye, që së shpejti klubi edhe do të konfirmojë.

“Koordinatori i Akademisë së futbollit Besiktas, viziton klubin e futbollit "2 Korriku" 

Në pasditen e sotme, patëm për vizitë zotëriun nga Turqia, Saffet Isler, i cili është koordinator i Akademisë së Futbollit Besiktas. 

Ky takim, që për qëllim pati finalizimin e detajeve të fundit para nënshkrimit të kontratës në mes të dy klubeve, zgjati për afro një orë. E ky takim, ishte vetëm i pari nga të shumtit që do të mbahen ditëve në vijim. 

Koordinatori Saffet Isler, u prit nga Shaban Baholli, e që të dy potencuan se takime të tilla janë të mirëpritura dhe ndihmesë e madhe në arritjen e sukseseve të përbashkëta si dhe qëllimeve që ka marrëveshja bashkëpunuese në mes të dy klubeve”, njofton KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat