Mancini: Lojtarët me kanë futur në telashe për formacionin

Futboll

Mancini: Lojtarët me kanë futur në telashe për formacionin

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 00:07
Roberto Mancini

Wembley është gati të “ndizet”për Itali-Austri. Euro 2020 hyn në fazën më të nxehtë, atë të “knock-out”-it, me një “brenda ose jashtë” mizor, por emocionues në sfidë të vetme. Roberto Mancini, trajner i Italisë, foli në konferencën për shtyp, duke u shprehur:

“Të luash në Wembley është kënaqësi. Ka lojtarë që nuk luajnë kurrë atje. Kur luan futboll, dëshiron të luash në stadiume si ky. Jam i sigurt që djemtë do të luajnë mirë. Do të luajmë para 25 mijë spektatorëve, atmosfera është krejt tjetër. Diçka e veçantë u krijua në Romë, por është një Europian udhëtues. Wembley është një stadium fantastik”.

Sa i përket formacionit titullar, Mancini pranoi se i ka të gjithë lojtarët në formë ndaj e ka të vështirë të zgjedhë:

“Lojtarët e mi më kanë futur në telashe me ndeshjet që kanë zhvilluar. Është një kënaqësi për mua që duhet të zgjedh mes lojtarëve të shkëlqyer dhe të qetë mendërisht. Do të vendos 11 vetë në fushë, por të tjerët do të jenë aty, të gatshëm për të hyrë dhe të ndryshuar lojën. Duhet të jemi me fat”.

Megjithatë, trajneri i të kaltërve tregon respekt për Austrinë.

“Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Austria ka cilësi dhe është agresive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat