Ansu Fati i gatshëm të nis stërvitjet

Futboll

Ansu Fati i gatshëm të nis stërvitjet

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:49
Ansu Fati

Ansu Fati po tregon progres që nga operacioni që pati një muaj e gjysmë më herët në Porto dhe po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në gju që e pësoi në muajin nëntor.

18-vjeçari momentalisht po trajtohet men jë fizioterapeut në Madrid, por ai është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të Barcelonës. Raportet e fundit thonë se Ansu Fati dalëngadalë në përgatitjet parasezonale me ekipin e parë, por një vendim përfundimtar do të mirret në ditët vijuese.

Kjo mund të jetë më në fund një dritë në fund të tunelit për sulmuesin premtues. Edhe pse rikuperimi po shkon ngadalë, gjithçka po shkon sipas planit.

Ansu Fati duhet të punojë në gjendjen e tij fizike pasi ishte jashtë fushave që nga 7 nëntori, por ai po pret dritën jeshile nga mjekët. Ai ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin, por ai konsiderohet si një nga më premtuesit në Camp Nou.

Pavarësisht moshës së tij, Ansu Fati ka thyer një numër rekordesh tashmë: debutuesi më i ri i Barcelonës në Champions League, lojtari më i ri që ka shënuar për Barcelonën në La Liga dhe lojtari më i ri që ka luajtur në Camp Nou. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat