Zhgënjim

Futboll

Zhgënjim

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:13
Zhgënjim

Kështu u zgjua Austria. Të vetëdijshëm që bënë gjithçka mundën përballë një kundërshtari më të fortë, por ndonjëherë edhe të bësh maksimumin nuk mjafton.

Kombëtarja aktuale austriake ndoshta është nga më të mirat që ka patur ndonjëherë ky shtet, më herët ata nuk kishin arritur kurrë të fitonin një ndeshje në një kampionat europian, ai gol i anuluar nga Arnautovic për austriakët është një pikë kthese. “Italianët rritën presingun dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi, por ata nuk arritën të shënonin, kjo për mëritë edhe të mbrojtjes  austriake, që e dërguan ndeshjen në shtesa  por në fund u desh të dorëzoheshin.

Disa skuadra  kanë fituar ndeshjen, të tjerë megjithatë kanë fituar zemrat e tifozëve, duke fituar respektin e të gjithë Europës. I tillë është rasti i Austrisë. Italia vinte si pretendente, madje ishte krijuar edhe përshtypja se suksesi do të arrihej me thjeshtësi, por në fakt në fushë u reflektua e kundërta.

Milimetrik pozicioni i parregullt në golin e Arnautovic, italianët e ndjenë veten me shumë fat sepse ndoshta sot euforia e të kaltërve mund të ishtë shndërruar në një zhgënjim të thellë. Për fatin e tyre të mirë nuk ndodhi kështu, për ta por për austriakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat