​Pas Calhanoglut, Interi provon t’i rrëmbej edhe yllin tjetër Milanit

Futboll

​Pas Calhanoglut, Interi provon t’i rrëmbej edhe yllin tjetër Milanit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:54
​Pas Calhanoglut, Interi provon t’i rrëmbej edhe yllin tjetër Milanit

Interi raportohet se është duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën e mesfushorin Frank Kessie i cili nuk po arrin të gjejë marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës dhe mund të provojë ta rrëmbejë atë nga “Rossonerët”

Kessie ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022 dhe pasi humbën Donnarumman dhe Calhanoglun, kuqezinjtë do të punojnë fuqishëm për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij.

“TuttoSport” raporton se ish-mesfushori i Atalantas ende nuk e ka gjetur akordin me klubin dhe bisedime janë duke vazhduar, përcjellë KosovaPress.

Sipas kësaj gazete, ka një diferencë të madhe ndërmjet ofertës dhe kërkesës. Derisa klubi i ka ofruar pagë sezonale prej 3.8 milionë euro, agjenti i lojtari po kërkon 6 milionë.

Nëse Milani dështon të arrijë marrëveshje, Interi raportohet se është i gatshëm ta rrëmbejë atë njëjtë siç bëri me Calhanolgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat