Milan interesohet për Jovic

Futboll

Milan interesohet për Jovic

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:03
Jovic

Klubi italian Milan është në kërkim të një sulmuesi qendror për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan po konsideron transferimin e Jovic gjatë afatit kalimtar të verës.

“Rossonerët” e kanë prioritet prej kohësh transferimin e Olivier Giroud por negociatat nuk janë duke shkuar në mënyën më të mirë të duhet, dhe tani kanë kthyer vëmendjen kah 23-vjeçari.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e tij Jovicin dhe mund ta largojnë sërish në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Serbi, sezonin e kaluar zhvilloi 23 paraqitje si i huazuar te Eintracht Frankfurt, duke realizuar katër gola dhe dy asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat