Presidenti i La Ligas vazhdon ‘luftën’ ndaj Perezit

Futboll

Presidenti i La Ligas vazhdon ‘luftën’ ndaj Perezit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 18:00
Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, vazhdon luftën verbale në drejtim të Florentino Perez, pasi e konsideron numrin një të Realit të Madridit si një ndër fajtorët kryesorë bashkë me Juventusin e Barcelonën, që duan të çojnë përpara projektin e Superligës.

“Perez e ka në mendje projektin e Superligës prej 20 vjetësh. Është tallje të thuash që një kompeticion sportiv duhet të mbajë parasysh numrin e ndjekësve që një klub ka në rrjetet sociale. Ka gjëra mbi të cilat nuk diskutohet, por nëse dëgjon Perez, duket sikur ata ishin Robin Hudët e rinj. Po krijojnë një imazh të Superligës që nuk i përgjigjet Realitetit. Perez nuk mund të thotë që gjykatat i kanë dhënë të drejtë deri sa të ketë një komunikatë zyrtare, që UEFA-s ende nuk i ka shkuar. Nëse klubet kanë kryer parregullsi në lidhje me statutet e Uefa-s duhen dënuar. Faktet janë shumë të rënda. më vjen keq që Reali i Madridit mendon se një Superligë mund të udhëheqë futbollin europian”, tha kreu i La Liga-s.

Tebas më pas foli edhe për pozicionin e skuadrave të tjera të La Ligas, në brendësi të projektit të Superligës, duke u ndalur te skuadra tjetër e kryeqytetit.

“Atletikos së Madridit i thanë se nëse nuk firmoste, vendin e tyre do t’ia jepnin Sevilla-s, por që jam i sigurt se do të thoshte jo. Një klub anglez më tha se ishin ndier të mashtruar nga ajo që firmosën”, zbulon numri një i ligës spanjolle.

Tebas ndërkohë ka një shpjegim edhe për pozicionin e Barcelonës dhe presidentit të katalanasve Joan Laporta.

“Më befasoi pozicioni i Barcelonës, edhe pse situata e tyre ekonomike shpjegon se përse u ngjitën në këtë qerre. Është një klub që ka humbur 320 milionë euro, sa gjysma e tërë pjesës tjetër të La Ligës së bashku dhe rregullat parashikojnë se mund të operojnë në merkaton në hyrje, duke përdorur vetëm 25% të atyre që do të arkëtojnë nga shitjet”, deklaroi Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat