Leeds e ‘rrëmben’ Firpon nga Barcelona

Futboll

Leeds e ‘rrëmben’ Firpon nga Barcelona

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:11
Junior Firpo

Klubi anglez, Leeds United është shumë pranë ta kompletojë transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Junior Firpo.

Firpo ishte i lidhur me kalimin te AC Milan, mirëpo skuadra italiane ishte e interesuar për huazim me opsion blerje.

Nga negociatat e zgjatura mes dy klubeve, ka përfituar Leeds që janë të gatshëm të paguajnë kartonin e Firpos.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Leeds do paguajnë 15 milionë euro plus bonuset dhe pastaj marrëveshja do kompletohet.

“Leeds është afër të nënshkruajë me Junior Firpo nga Barcelona. Marrëveshja do kompletohet për 15 milionë euro plus bonuset, detajet finale pastaj marrëveshje e kompletuar”, shkroi ai.

Ndërkohë, tani mbetet të shihet cili do jetë lojtari që “Rossonerët” do provojnë ta sjellin në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat