D’Ambrosio rinovon me Interin

Futboll

D’Ambrosio rinovon me Interin

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:04
Danilo D’Ambrosio

Inter ka konfirmuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Danilo D’Ambrosio.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë edhe për një vit.

Këtë e ka konfirmuar Inter përmes një komunikate në rrjetin social “Twitter”.

“Inter është i lumtur të njoftojë se Danilo D’Ambrosio e ka rinovuar kontratën. Mbrojtësi i lindur në 1988 do qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2022”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, D’Ambrosio pritet të këtë më shumë minuta pas largimit të Achraf Hakimit, ky i fundit ditëve në vijim do kompletojë transferimin te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat