Chelsea është një nga klubet, që huazon më shumë lojtarë

Futboll

Chelsea është një nga klubet, që huazon më shumë lojtarë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:58
Chelsea është një nga klubet, që huazon më shumë lojtarë

Chelsea është një nga klubet, që huazon më shumë lojtarë në gjithë Europën dhe ka ndërmend ta dërgojë në një tjetër nivel këtë formulë, që i ndihmon lojtarët të marrin eksperiencë.

Por tashmë do ndihmojë edhe trajnerët. Trajneri i AFC Wimbledon në Championship, Mark Robinson i dha idenë inovatore drejtuesve të Chelseat, për të huazuar një nga trajnerët e rinj të tyre.

Me të dëgjuar këtë, ata pranuan. Robinson vendosi të huazojë ish-lojtarin e Chelseas dhe kombëtares së Anglisë, James Simmonds, i cili ishte zëvendës trajner i Chelsea U18.

Tashmë ai do të ketë një mundësi të artë për të luajtur në një ekip të parë dhe në nivele shumë më të larta. Me shumë mundësi huazimi i trajnerëve do kthehet shpejt në modë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat