Në llupën e Interit

Futboll

Në llupën e Interit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:37
Në llupën e Interit

Patrick Van Aanholt është një nga emrat që drejtuesit e Interit po studiojnë për krahun e majtë të mesfushës, duke qenë se holandezit i ka skaduar kontrata me Crystal Palace në kampionatin anglez dhe është një lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij.

Anësori 31-vjeçar luajti si titullar në krahun e majtë të mesfushës, në skemën 3-5-2 të Holandës së Frank De Boer, në Kampionatin Europian, duke u shfaqur si një futbollist që shtynte vazhdimisht në krah dhe ishte gjithmonë një ndihmë edhe për repartin e prapavijës.

Zikaltrit kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit, i cili nga ana tjetër pranon se është kontaktuar nga disa klube të Serisë A dhe thekson se Van Aanholt është futbollisti ideal për të luajtur si anësor në skemën 3-5-2.

“Më kanë kontaktuar disa klube italiane dhe Seria A është një kompeticion të cilin e vlerësojmë shumë. Mendoj se është një futbollist shumë i përshtatshëm për të luajtur në krah në rreshtimin 3-5-2, pasi vrapon shumë dhe merr pjesë në fazën sulmuese, por është gjithmonë i kujdesshëm edhe për detyrat mbrojtëse. Katër vitet te Crystal Palace e kanë përmirësuar shumë edhe taktikisht, ndërsa tani mund të lëvizë si lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata”, u shpreh menaxheri i futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat