Kryetrajneri i Prishtinës: Iu kam thënë lojtarëve të mi “mos i dëgjoni analistët”

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Iu kam thënë lojtarëve të mi “mos i dëgjoni analistët”

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:50
Kryetrajneri i Prishtinës: Iu kam thënë lojtarëve të mi “mos i dëgjoni analistët”

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka zbuluar se çfarë i ka thënë futbollistëve të tij para ndeshjeve të fazës preliminare në Ligën e Kampionëve.

FC Prishtina siguroi kalimin për në raundin e parë kualifikues, pas fitoreve ndaj Folgores (gjysmëfinale) dhe Inter d’Escaldes (finale).

Zekirija Ramadani zbuloi se i ka thënë futbollistëve të tij të mos i dëgjojnë analistët.

“Në aspektin psikologjik ishte e vështirë për t’i motivuar për këto ndeshje, duke parë se [analistët] i llogaritshin kamerierë futbollistët, ndeshje të lehta. Këtu ishte problemi të motivohej ekipi në aspektin psikologjik.

Por, kemi karakter të fortë brenda ekipit dhe iu kam thënë drejtë mos dëgjoni analistët, por se çfarë ju themi ne” – tha mes tjerash trajneri i Prishtinës në “Euro Kampionët”.

Tutje, trajneri nga Shkupi tha se te Inter d’Escaldes aktivizohet një lojtar që disa vite ka luajtur në Premier Ligë.

Kujtojmë se Prishtina në raundin e parë kualifikues do të takohet me kampionin hungarez, Ferencvaros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat