Berisha kryen vizitat mjekësore

Futboll

Berisha kryen vizitat mjekësore

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:29
Berisha kryen vizitat mjekësore

Berisha kryen vizitat mjekësore me skuadrën e Serisë A!

Etrit Berisha mund të quhet një lojtar i Torinos. Portieri i Kombëtares shqiptare ka zbarkuar në qytetin piemontez për të kryer vizitat e zakonshme mjekësore në qendrën e mjekësisë sportive e cila ndodhet në brendësi të stadiumit “Olimpico Grande Torino”.

Akordi është arritur prej kohësh teksa mungon zyrtarizimi e cila mund të vijë gjatë orëve të ardhshme. Gardiani kuqezi lë skuadrën e SPAL-it pas dy sezonesh për t’u transferuar tek skuadra e Torinos me parametra zero.

32-vjeçari e njeh mjaft mirë Serinë A italiane, pasi aty ka mbajtur veshur fanellat e Lacios dhe Atalantës, gjithashtu edhe të SPAL-it kur militonte në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat