Sterling është njeriu i momentit

Futboll

Sterling është njeriu i momentit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:58
Sterling është njeriu i momentit

Sulmuesi Raheem Sterling është njeriu i momentit në kombëtaren britanike të futbollit në këtë Europian, duke udhëhequr ekipin në fazën çerekfinale. Ai që ka folur për rendimentin e lojtarit të Manchester City është trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southgate.

“Është një luftëtar, ka një kapacitet të jashtëzakonshëm të rikuperimit fizik. Është një futbollist i uritur për trofe dhe fitore.

Në dy vitet e fundit ka kryer një zhvillim autentik të dëshirës për të shënuar sa më shumë me kombëtaren”, tha Southgate.

Sterling ka realizuar 15 gola në 20 takimet e fundit me kombëtare. “E njohim historinë e tij me kombëtaren dhe jam i lumtur që po luan në këtë mënyrë. Është i motivuar dhe besoj të jetë kështu deri në fund”, tha trajneri Gareth Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat