Tifozit i bëjnë dhuratat e paimagjinueshme

Futboll

Tifozit i bëjnë dhuratat e paimagjinueshme

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:39
Tifozit i bëjnë dhuratat e paimagjinueshme

Një televizion zviceran e ka identifikuar Luca Loutenbach, tifozin që u bë i famshëm për ndryshimin e disponimit në ndeshjen dramatike Francë-Zvicër.

Në vlerësim të pasionit të tij të pafund, “Swiss Air” i ofroi një biletë për çerekfinalen e kombëtares së zemrës kundër Spanjës, në Rusi.

Ndërkohë, Zyra Zvicerane e Turizmit i ofroi një pushim falas në një vend të Bashkimit Europian, në destinacionin që do të zgjedhet prej tij.

Më mirë se kaq, ndoshta nuk mund të kishte shkuar pas “ferr-parajsës” së përjetuar në fundin e ndeshjes me Francën nga ky tifoz pasionant i Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat