Edhe Behluli largohet nga Prishtina

Futboll

Edhe Behluli largohet nga Prishtina

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:48
Edhe Behluli largohet nga Prishtina

Si gjithmonë në afatin kalimtar veror ka lëvizje të futbollistëve.

Prishtinës i largohet portieri Laurit Behluli, i cili do të kërkojë një klub të ri.   

“Pasi nuk gjetëm akordin për të vazhduar bashkëpunimin, mora vendim që të largohem nga klubi ku u rrita për plotë 6 vite FC Prishtina. 

Dua të falënderoj kryesinë e klubit, bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët që punova me ta ndër vite.

Klubit i dëshiroj shumë suksese në garat europiane dhe në vazhdimësi”, njofton Laurit Behluli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat