Kritik ndaj Gjermanisë

Futboll

Kritik ndaj Gjermanisë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:01
Kritik ndaj Gjermanisë

Bastian Shvainshtaiger ishte kritik nga skuadrës gjermane pas eliminimit nga Europiani. Ish-mesfushori tha se lojtarët bënë shumë pak për ta fituar ndeshjen dhe se mungoi dëshira. Shvaini gjithashtu foli edhe për të ardhmen e Tomas Mylerit dhe Mats Humelsit, të rikthyer në kombëtaren gjermane vetëm pak javë para nisjes së turneut.

“Mendoj që bëmë një figurë të keqe. Duhet të kishim treguar më shumë grintë. Anglia ishte më e uritur për të fituar. Ata luajtën me të gjitha forcat.

Ne patëm shanset tona, por në fund nuk ia arritëm. Myler dhe Humels? Mendoj që ishte ndeshja e fundit e tyre me kombëtaren gjermane.

Ata kanë dhënë shumë për këtë fanellë, por vjen një moment që ku nuk mund të japësh më asgjë dhe për këtë më vjen shumë keq. I njoh mirë të dy, e di çfarë lojtarësh janë”, tha Bastian Shvainshtaiger për mediat gjermane pas ndeshjes me Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat