Vazhdojnë punimet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ 

Futboll

Vazhdojnë punimet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ 

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:48
Vazhdojnë punimet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ 

Vazhdojnë punimet me intensitet të shtuar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas zyrtarëve të klubit të futbollit Llapit nga Podujeva, çdo gjë po shkon sipas planit.  

“Vazhdojnë punimet në sistemin e drenazhimit dhe të ujitjes ku plani dinamik për ta përfunduar projektin është duke u realizuar sipas kohës dhe dinamikës së punës.

Punë shumë e madhe nga kryesia e klubit në procesin e ndërrimit të barit sintetik në bari natyral dhe jemi në pritje nga Kuvendi Komunal i Komunës së Podujevës për miratimin e projektit të tribunës lindore”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat