KF Ballkani: Shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë 

Futboll

KF Ballkani: Shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:26
KF Ballkani: Shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë 

Klubi i futbollit Ballkani nga e hëna do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Ballkani është prej skuadrave më të përforcuara dhe synon të gjitha trofetë.

“Pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe një pushimit mjaft të gjat i kthehemi pjesës përgatitore për sezonin e ardhshëm 2021/22 i cili besoj do

të na sjell emocione të shumta sikurse edhe viteve te tjera pasi në tribuna po na kthehen njerëzit më të zjarrtë të sportit” tifozeria “ andaj shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë dhe ti arrijmë ambiciet e klubit.

Ashtu siç iu kemi njoftuar ditë më parë klubi ynë tashmë ka bërë disa ndryshime kuadrovike dhe kualitative nga të cilat shpresojmë se do të arrijmë të gjejmë rrugën e duhur drejt sukseseve. 

Me këtē rast falënderojmë qytetarët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndër vite për klubin tonë, si dhe lutemi të kemi mbështetjen edhe më të madhe në sezonin vijues .

Skuadra fillon përgatitjet me datën 05.07.2021 (e hënë) në orën 17:00 , grumbullimi i parë do të bëhet në Suharekë, ndërsa më vonë do të vendosim për fazën përgatitore.

Për prurje eventuale të futbollistëve do të njoftoheni me kohë pasi që klubi ka ruajtur pothuajse komplet strukturen e klubit, prandaj mendojmë të bëjmë vetëm edhe një apo dy lëvizje cilësore”, njofton KF Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat