Suassolo paralajmëron Juven

Futboll

Suassolo paralajmëron Juven

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:55
Suassolo paralajmëron Juven

“Për Locatellin 40 milionë euro nuk mjaftojnë”.

Kështu shprehet Administratori i Deleguar i Sassuolos, Giovanni Carnevali, që në njëfarë mënyrë përcakton kufirin e poshtëm të çmimit të mesfushorit italian, i cili ka spikatur gjatë Kampionatit Evropian. Locatelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve të shumta, veçanërisht të Juventusit.

“Ashtu si vitin e kaluar, 23-vjeçari ka shumë kërkesa dhe Euro 2020 po provon të jetë një vitrinë e bukur, veçanërisht për ekipet jashtë Italisë.

Këto ditë ne do të bëjmë vlerësimet e duhura” – deklaroi Carnevali në “Grand Hotel”, në Rimini, me rastin e hapjes zyrtare të merkatos së verore.

Skuadra e Juventusit është shumë e interesuar për Locatellit, por Carnevali frenon entuziazmin e atyre që besojnë në një marrëveshje të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat