Llapashtica largohet nga Trepça ‘89 

Futboll

Llapashtica largohet nga Trepça ‘89 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:38
Llapashtica largohet nga Trepça ‘89 

Fitim Llapashtica, largohet nga Trepça ’89 nga Mitrovica. Ai ka qenë ndihmëstrajner i kryetrajnerit Shpëtim Idrizi.

Llapashtica tregon edhe arsyet e largimit.

“Nuk do të jem pjesë e Trepçës 89, ku isha angazhuar si ndihmëstrajner në sezonin e fundit. 

E vlerësoj shumë pritjen dhe përkrahjen që e kam pas prej lojtarëve, trajnerit Shpëtim Idrizit dhe gjithë stafit, e sidomos e vlerësoj përkrahjen dhe punën e kryesisë e në veçanti kryetarit të Klubit, z. Abedin Zekës i cili sinqerisht ka bërë dhe po bën punë të shkëlqyeshme edhe pse fatkeqësisht Trepça 89 sezonin e kaluar ra nga Superliga. 

Trepçës 89, i dëshiroj suksese dhe njëherit dua të ju njoftojë se i mirëpresë ofertat dhe shpresoj që së shpejti të jem pjesë e ndonjë klubi”, njofton Llapashtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat