Anglia kërkon gjysmëfinalen

Futboll

Anglia kërkon gjysmëfinalen

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:07
Anglia kërkon gjysmëfinalen

EURO 2020/ Çekia dhe Danimarka për surprizën, Anglia kërkon gjysmëfinalen ndaj Ukrainës së Shevçenkos

Sot do të luhen edhe dy takimet e fundit çerekfinale për të kompletuar tabelën e gjysmëfinales së EURO 2020.

Në orën 18:00 në stadiumin “Baku Olympic Stadium”, të Bakusë do të zhvillohet ndeshja Çeki-Danimarkë.

Të dyja kombëtaret do të tentojnë kualifikimin ku kanë treguar që të dyja këto skuadra kanë qenë surprizat e këtij Europiani me paraqitjet e tyre.

Në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës do të luhet takimi, Ukrainë-Angli.

Do të jetë një sfidë që premton spektakël dhe me dy kombëtaret që do të kërkojnë te jenë me çdo kusht në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat