Voska Sport promovon edhe një përforcim të madh: Vjen Jasir Selmani

Futboll

Voska Sport promovon edhe një përforcim të madh: Vjen Jasir Selmani

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:45
Voska Sport promovon edhe një përforcim të madh: Vjen Jasir Selmani

Futbollisti tetovar, Jasir Selmani është përforcimi i radhës i skuadrës së Voska Sport nga Ohri.

Selmani, i cili ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te klubi i ri i ligës së dytë-Perëndim.

Mesfushori 30 vjecar është promovuar te Voska Sport sot (e shtunë, 3 korrik 2021). Ai është një përforcim serioz për skuadrën në fjalë për sezonin e ri.

“Klub i ri, aventurë e re. Na priftë e mbara”, ka shkruar Selmani në Facebook.

Më herët për Voska Sport firmosën emra të njohur të futbollit si:Izair Emini, Enis Dervishi e të tjerë.

Osmani ka bërë karrierë te Gostivari, Renova, Shkëndija, Herlev (Danimarkë), Ferizaji (Kosovë), KF Vllaznia, Follo FK e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat