Abazaj te Dinamo

Futboll

Abazaj te Dinamo

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:01
Abazaj te Dinamo

Tjetër në goditje në merkato për Dinamon që bën një afrim për të ardhmen duke marrë nga Pogradeci mesfushorin Marin Abazaj.

I riu spikati sezonin e shkuar te Pogradeci, me 5 gola të shënuar në 18 ndeshje, ndërkohë që një sezon ka qenë edhe me moshat e Tiranës. Dinamo po mendon t’u besojë elementëve të rinj dhe Abazaj është njëri prej tyre.

“Marin Abazaj, afrimi i radhës. Një vëmendje të madhe në projektin e ri kanë futbollistët e rinj me perspektivë.

Kështu, firma e radhës për Dinamon është ajo e 20-vjeçarit pogradecar, Marin Abazaj.

Mesfushori i krahut të majtë është zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18 herë kampionët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat