Juventusi është afër rinovimit

Futboll

Juventusi është afër rinovimit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:27
Juventusi është afër rinovimit

Juventusi është afër rinovimit me Paulo Dybala. Shumë kohë është harxhuar për këtë çështje, me palët që nuk kanë arritur akordin deri tani.

Argjentinasi përfundoi në merkato në një moment (ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë), por situata ka ndryshuar pas rikthimit të Max Allegrit në stol.

Tekniku livornez e vlerëson shumë lojtarin ofensiv latin dhe e cilëson atë të rëndësishëm për skemat e tij.

Allegri ia ka dalë të bindë 27-vjeçarin për të qëndruar dhe për të rinovuar kontratën (deri në 2025) dhe firma është çështje kohe.

Dybala do të përfitojë 10 milion euro në sezon dhe është gati të shfaqë gjithë potencialin e tij në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat