Sfidojnë Anglinë

Futboll

Sfidojnë Anglinë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:05
Sfidojnë Anglinë

Andrij Shevçenko përfiton t’i bëjë edhe njëherë thirrje tifozëve italianë në “Olimpico” që të bëjnë tifo për Ukrainën e tij përballë Anglisë. Sot do të ketë pak tifozë të Anglisë, ndoshta asnjë dhe pak të Ukrainës për shkak të pandemisë. Fakti që janë pak tifozë anglezë, a mund të jetë një ndihmë për Ukrainën?

“Sigurisht që nuk bën mirë për futbollin mungesa e tifozëve, por e kuptojmë situatën e COVID-it dhe kufizimeve që ekzistojnë. Por, ne shpresojmë sepse kemi një komunitet të madh ukrainas këtu në Itali që vijnë rregullisht në stadium. Madje, unë i ftoj që të vijnë për të mbështetur skuadrën dhe presim që edhe italianët të vijnë dhe të shpresojmë që të bëjnë tifo për Ukrainën në këtë ndeshje”.

Më tej trajneri i Ukrainës vlerësoi forcën e anglezëve: “E dimë shumë mirë se ndaj cilës skuadër do të luajmë nesër (sot). Mendoj se është një prej më të mirave. Në këtë Europian është një prej skuadrave më të ekuilibruara. Ata kanë futbollistë të shkëlqyer dhe unë do të doja të vlerësoja punën e bërë nga kolegu im Garet Sauthgejt, i cili ka ndërtuar një grup të shkëlqyer futbollistësh dhe një skuadër që luan futboll modern.

Unë e di se sa e vështirë do të jetë për ne, por gjithashtu di që edhe skuadra ime ka karakter dhe do ta tregojë këtë në fushë. Anglia po kalon një prej momenteve të saj më të mira të historisë.

Futbolli anglez po rritet. Ne pamë një finale të shkëlqyer të Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Çelsit këtë sezon dhe se sa të shpejtë janë. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e vështirë e turneut”, përfundoi Sheva, duke kryqëzuar gishtat për një tjetër rezultat historik të djemve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat