Vertonghen tregon arsyen e gabimit

Futboll

Vertonghen tregon arsyen e gabimit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:43
Vertonghen tregon arsyen e gabimit

Vertonghen ishte përgjegjësi kryesor në golin e parë që u shënua nga Italia në përballjen e mbrëmshme ndaj Belgjikës.

Mbrojtësi kërkoi që të mbante topin në një zonë të rrezikshme duke e dhuruar menjëherë te kundërshtari, ndërsa pas pasimit të Veratit për Barellën do të tundej rrjeta.

Por si mund të shpjegohet ky gabim i Vertonghen? Vetë mbrojtësi e ka treguar arsyen e mbajtjes së gjatë të topit në atë moment që rezultoi fatal: “Më dhemb shumë fakti që gabimi im kushtoi dhe i dhuroi golin Italisë. Ishte ai momenti kur ne nuk e kishim topin shumë në kontroll.

Sa e merrnim topin, ia dorëzonim Italisë. Prandaj unë doja që ta mbaja topin më gjatë”, tha Vertoghen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat