Enrique: Fatmirësisht i humbi Moreno dhe nuk i humbi Morata

Futboll

Enrique: Fatmirësisht i humbi Moreno dhe nuk i humbi Morata

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:36
Enrique: Fatmirësisht i humbi Moreno dhe nuk i humbi Morata

Spanja arriti të fitojë në saj të penalltive me Zvicrën, por kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen që në kohën shtesë

. Sulmuesi i Villarealit, Gerard Moreno humbi disa raste flagrante për të shënuar golin e dytë, por kjo edhe për meritë të portierit Sommer, i cili ishte fantastik në ndeshjen e djeshme.

Bazuar në kritikat e shumta te tifozëve spanjollë ndaj Moratas, trajneri i Spanjës Luis Enrique nuk ka ngurruar të përdorë ironinë në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Sipas tij fatmirësisht këto raste i humbi Moreno, sepse po të ishte Morata do ta kishin kryqëzuar.

“Fatmirësisht i humbi Moreno dhe nuk i humbi Morata se do e kryqëzonit. Unë i dua shumë të dy se i kam lojtarët e mi”- tha ndër të tjera Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat