Tallja e Gary Linekerit, reagime të ashpra

Futboll

Tallja e Gary Linekerit, reagime të ashpra

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:24
Tallja e Gary Linekerit, reagime të ashpra

Tallja e Gary Linekerit me Ciro Immobile ka nxitur reagimin e disa mediave në Itali, të cilat i janë kundërpërgjigjur atij me një frazë të famshme dhe një fakt që Anglia “nuk ka fituar asgjë që prej vitit 1966”.

Incidenti ndodhi gjatë golit të parë të Italisë në fitoren 2-1 kundër Belgjikës në çerekfinale të Euro 2020. Immobile ishte në zonë kur ata luftonin për top dhe ai mbeti i shtrirë në tokë derisa e kuptoi që Nicolo Barella shënoi, e ku sulmuesi i Lazios ngritët në këmbë dhe i bashkohet festimeve.

Pavarësisht fitores kundër një skuadre që është në vendin e parë të FIFA-së dhe sulmit fantastik të Lorenzo Insigne, debati kryesor në rrjetet sociale ishte përpjekja e Immobile për të fituar penallti. Kjo e ka irrituar si duket gazetën italiane, La Repubblica, e cila në edicionin online ka shkruar një editorial. Maurizio Crosetti ka shpjeguar se çfarë ka qëndruar “vërtetë” pas kësaj tallje dhe fyerje, ku Immobile u quajt “patetik” dhe “bëri sjellje të turpshme”.

Derisa ata e pranojnë që Immobile ka mundur që të mos jetë mirë, ish lojtarët analistë në BBC – pa harruar këtu edhe Jurgen Klinsmann, i cili mund të konsiderohet si njëri prej artistëve më të mirë të simulimit në botën e futbollit – nuk ja kanë dalë ta shpjegojnë këtë gjë mirë.

Editoriali thekson se ndoshta kjo është nxitur me thirrjet e vazhdueshme nga Italia që gjysmëfinalet dhe finalja mos të luhet në Wembley për shkak të rasteve të shumta të reja me Covid-19 në Angli dhe ajo të zhvendoset ose në Romë apo në Munich.

Po ashtu, aty thuhet se ndoshta Anglia e sheh Italinë si kërcënimin kryesor për ta fituar trofeun e Euro 2020 këtë verë, pasi që Franca, Gjermania, Portugalia dhe Holanda janë eliminuar nga gara.

“Futbolli është një lojë e thjesht. 22 burra vrapojnë pas një topi për 90 minuta dhe në fund, gjithmonë fiton Gjermania”, kanë theksuar ata thënien e Gary Lineker derisa e kanë cilësuar atë si një “analistë me flokë kripe dhe biberi”.

Duke marrë në konsideratë se sa e dobët është Gjermania në ndeshjet e fundit, duke u eliminuar nga 1/8 e finales, La Republica sugjeron që ndoshta moto ka ndryshuar sepse e vërteta qëndron.

“Futbolli është një sport ku 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund, anglezët janë të tharbët, për shkak se ata nuk kanë fituar asgjë prej 1966”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat