Guendouzi dhe Saliban pritet të largohen nga Arsenali

Futboll

Guendouzi dhe Saliban pritet të largohen nga Arsenali

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:29
Matteo Guendouzi

Dyshja e Arsenalit nuk e kanë bindur Mikel Artetan dhe ata priten që të largohen për në Ligue 1 për sezonin 2021-22

Matteo Guendouzi është shumë afër t’i bashkohet Marseille, me William Saliban që po ashtu mund të kalojë në skuadrën me bazë në Stade Velodrome.

Arsenali është në bisedime që disa ditë më skuadrën nga Ligue 1 ku po punonë për një marrëveshje për Guendouzi, i cili nuk ka luajtur për topxhinjtë prej qershorit të vitit 2020. Një marrëveshje është arritur për 22 vjeçarin, me Marseille që shpreson ta finalizon marrëveshjen javën e ardhshme.

Sa para do të merr Arsenali për Guendouzi?

Guendouzi fillimisht do t’i bashkohet si i huazuar Marseille për sezonin 2021-22, por marrëveshja përfshin obligimin që ai të blihet në verën e ardhshme. Në përgjithësi Arsenali do të fitojë 10 milionë funte nga përfaqësuesi i U21 i Francës. 

Marseille do të paguajë 850 mijë funte për sezonin e ri dhe mandej rreth 9 milionë funte që marrëveshja për lojtarin të jetë permanente në verën e vitit 2022.

A do ta zëvendësojë Arsenali, Guendouzin?

Topxhinjtë shpresojnë që pas kësaj të arrin marrëveshje me mesfushorin e Anderlecht, Albert Lokonga.

Ata tanimë kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Benfica, Nuno Tavares për 8 milionë funte, i cili është në Londër të premten për ta kompletuar kalimin në Emirates Stadium.

Pas finalizimit të këtij transferi, Arsenali do të kërkojë me çdo kusht blerjen e 21 vjeçarit, Lokonga, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës për rreth 18 milionë funte.

Çfarë po ndodh me Saliban?  

Arsenali dhe Marseille janë po ashtu në bisedime për ta larguar Saliban, edhe pse ende nuk ka të arritur ndonjë marrëveshje për mbrojtësin e ri.

Diskutimet janë duke vazhduar për një marrëveshje potenciale, me Saliban që mësohet se dëshiron kalimin në një skuadër franceze.

20 vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë për Arsenalin prej që ju bashkua kësaj skuadre nga Saint Etienne për 27 milionë funte më 2019. Me Arsenalin që shpreson ta kompletojë transferin e mbrojtësit të Brightonit për 50 milionë euro pas Euro 2020, Salbia mund ta përfundojë aventurën me Arsenalin pa luajtur asnjëherë për këtë skuadër. Ai ishte i huazuar në Nice sezonin e kaluar dhe tani po kërkon që të luajë edhe në një sezon tjetër në Ligue 1, e ku Marseille pritet që të flas me Arsenalin për transferin e tij në ditët që do të vinë. Newcastle po ashtu janë të interesuar për një kalim të Salibas, por ai preferon kalimin në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat