Low: Falë asaj fitoreje do të jemi gjithmonë të lidhur

Futboll

Low: Falë asaj fitoreje do të jemi gjithmonë të lidhur

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 06:38
Joachim Low

Gjermania i ka dhënë fund epokës Joachim Low.

Trajneri është larguar pas 15 vitesh të gjatë, në të cilët ka fituar Kupën e Botës në 2014-ën, e para për Gjermaninë pas ribashkimit në 1990-ën.

Mes lojtarëve kyç ka qenë sigurisht Toni Kroos, i cili ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

Low i ka thurur elozhe në një intervistë të dhënë për federatën gjermane të futbollit:

“Toni ka shprehur gjithmonë një pasion të madh me Gjermaninë, një përkushtim të madh për fanellën. Ka qenë një shembull për të rinjtë përveçse një lider brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë trajneri.

“Dua ta falënderoj nga thellësia e zemrës për gjithçka ka bërë për Gjermaninë në harkun e 106 ndeshjeve. Rrugëtimi ynë i gjatë dhe fitorja në Brazil do të na lidhin gjithmonë bashkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat