Barella nuk pushon së mahnituri me performancat e tij

Futboll

Barella nuk pushon së mahnituri me performancat e tij

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:22
Barella nuk pushon së mahnituri me performancat e tij

Nikolo Barella nuk pushon së mahnituri me performancat e tij.

Mesfushori 24-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 2-1 që Italia arriti ndaj Belgjikës.

Barrela realizoi golin e avantazhit, teksa tashmë do të tentojë të lërë gjurmë edhe në gjysmëfinalen ndaj Spanjës.

Europiani duket një vitrinë e jashtëzakonshme për Barrelën, i cili së fundmi ka përfunduar në radarët e Liverpoolit. Sipas “Mirror”, të kuqtë e Klopp e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Vijnaldum, i cili u transferua te PSG.

Pritet me mjaft interes se çfarë trajektore do të marrë e ardhmja e Barrelës në përfundim të Europianit, teksa një ofertë e parezistueshme, do të detyronte drejtuesit e Interit, që të hiqnin dorë nga ylli i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat