Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit

Futboll

Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:31
Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barcelona është fokusuar tek rinovimi i Lionel Mesit dhe për këtë i duhen  të ardhura.

Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit kartonin e mesfushorit Miralem Pjaniç i cili u transferua sezonin e kaluar po nga bardhezinjtë.

Pjaniç i kushtoi Barcelonës një shumë prej 60 milionë eurosh përfshirë këtu dhe kartonin e mesfushorit Artur i cili u bashkua me torinezët. Katalanasit nuk kërkojnë të privohen nga rroga e lartë e Pjaniç dhe ia kanë ofruar futbollistin Juves pa asnjë kosto.

Pjaniç nuk arriti të lërë gjurmë te Barcelona pasi trajneri Kuman nuk e ka të udhës të mbështetej tek aftësitë e mesfushorit boshnjak i cili u transferua me shumë bujë në “Kamp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat