Te Torino e pyesin se çfarë portieri kanë marrë

Futboll

Te Torino e pyesin se çfarë portieri kanë marrë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:12
Berisha

Etrit Berisha e ka bërë kalimin e tij në këtë merkato të verës për të shkuar nga SPAL te Torino në Serinë A.

Ky është vendi që portieri i Kombëtares meriton, për të qenë pjesë e elitës së futbollit italian. Ndërkohë në mediat pranë Torinos kanë pyetur trajnerin De Biazi për të kuptuar se çfarë mund të sjellë gardiani në fjalë.

“Është një djalë i jashtëzakonshëm, i edukuar në gjithë sjelljen e tij. Etriti i mat gjithmonë veprimet.

Portierët zakonisht nuk janë të tillë, por ai është i vëmendshëm. Torino ka marrë një profesionist të vërtetë me dëshirën e madhe për të mësuar.

Punon shumë. Fizikisht dhe atletikisht arrin të bëjë gjëra shumë domethënëse. Zuri vendin e Ujkanit, unë i besova dhe ma ktheu me një seri ndeshjesh fantastike”, tha De Biazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat