Lapsusi i gazetares krijon situatë komike

Futboll

Lapsusi i gazetares krijon situatë komike

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:41
Lapsusi i gazetares krijon situatë komike

Një lapsu i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Barela.

Gazetarja italiane, për një çast harroi që Barela kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.

“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat në sallë.

Menjëherë pas këtij lapsusi që bëri xhiron e internetit, gazetarja e Rai-it, kërkoi falje, teksa nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkroi:

“Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barela ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.

Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat