Gazetarja e prezanton Timo Werner si portier të Gjermanisë

Futboll

Gazetarja e prezanton Timo Werner si portier të Gjermanisë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:19
Timo Werner

Para fillimit të garës së Formula 1 në të cilen ndodhej i pranishëm sulmuesi gjerman,Timo Werner, gazetarja e “Sky Sport” zhvilloi një intervistë me sulmuesin e Chelseat, por bëri një gafë të pafalshme në prezantimin e lojtarit duke e konsideruar si portierin e Chelsea-t dhe të Gjermanisë.

Timo Werner ishte ditën e sotme në Austri për të ndjekur garën e madhe të Formula 1 vetëm disa ditë pasi Gjermania u eleminua nga Anglia në Euro 2020. Para fillimit të garës, gazetarja e “Sky Sport” zhvilloi një intervistë me sulmuesin, por bëri një gafë të pafalshme në prezantimin e lojtarit duke e cilësuar si portierin e Chelsea-t dhe të Gjermanisë.

“Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ka thënë gazetarja. Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën.

“Unë jam mirë, faleminderit!” Siç mund ta shikoni më poshtë, shumë njerëz në mediat sociale e kapën gafën, e natyrisht se nuk munguan as shakatë me gazetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat